Vendosni fjalën kyçe....

Basha bisedë me Komisionerin Europian Hahn: Reforma në drejtësi do ecë përpara, integrimi në BE prioriteti ynë kryesor


Kreu i PD-së ka zhvilluar një takim online me Komisionerin për Buxhetin e Administratën në BE, Johannes Hahn.

Gjatë takimit, Basha i prezantoi ish-Komisionerit për Zgjerimin, planin e PD-së për përmbushjen e kritereve të kërkuara nga Brukseli për të zhbllokuar procesin e integrimit në BE.

Kryedemokrati theksoi se integrimi në union do e ndryshojë përgjithnjë jetën e shqiptarëve.

“Shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Mbështetja mbetet në nivele rekord që Shqipëria të jetë pjesë e bashkimit Evropian. Shqiptarët e kanë kuptuar që ngecja në këto 8 vitet e fundit në procesin e integrimit evropian i ka dëmtuar ata, ka dëmtuar mundësitë e tyre, ka dëmtuar shtetin ligjor, barazinë para ligjit, ka dëmtuar konkurrencën dhe si rezultat ka dëmtuar të gjitha ato aspekte që sjellin punë dhe prosperitet sepse imazhi ynë është keqësuar. Investimet evropiane janë ulur. Në 8 vitet e fundit nuk ka investime strategjike nga vendet e BE-së ose nga zona euro-atlantike.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se një nga prioritetet kryesore të qeverisë së re do jetë zhbllokimi i situatës në mënyrë që të konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt.

“Është shumë e rëndësishme dhe kjo është një nga përparësitë tona kryesore, në fakt është objektivi nr 1 i programit tonë qeveritar pas 25 prillit për të zhbllokuar këtë situatë, për të siguruar që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, edhe para anëtarësimit të plotë, mekanizmat tuaj do të na lejojnë të përparojmë në fusha të ndryshme të jetës. Shqiptarët e kuptojnë që afrimi me Evropën do të thotë përmirësimi i jetës së tyre. Përmirësimi i kushteve të tyre të jetesës, përmirësimi i mundësive përmes më shumë vendeve të punës që do të vijnë përmes më shumë investimeve dhe sundimit të ligjit.” – shtoi Basha.

Po kështu kreu i opozitës së bashkuar theksoi se me qeverinë e re s’do ketë asnjë pengesë në zbatimin e potë të reformës në drejtësi duke siguruar Hahn se partitë politike do i mbajnë duart larg kësaj reforme.

“Reforma në drejtësi që ka filluar në 2016 gjithashtu të përshpejtohet, të zbatohet plotësisht. Me ne nuk do nuk do të ketë asnjë pengesë nga parlamenti I ardhshëm dhe ekzekutivi I ardhshëm në zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Kontributi i vetëm që partitë politike mund të japin që reforma në drejtësi të ketë suksesin e plotë është të qëndrojnë larg, të mbajnë duart larg reformës në drejtësi. Dhe kjo shpresojmë se do të sjellë rezultate për të cilat kemi filluar këtë proces në vitin 2016, i cili përkthehet në gjykatës dhe prokurorë të pavarur që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta.” – theksoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *