Pas pesë muajsh hetimi, qindra abuzues të dyshuar të fëmijëve dhe viktima janë identifikuar në një raport 800-faqesh të pavarur mbi abuzimin në Kryepeshkopatën Katolike të Këlnit, Gjermani, që përfshin dekada.
Sipas hetimit, deri në 243 anëtarë të klerit dhe laikëve u identifikuan si abuzues të të miturve, me rreth 50% të incidenteve – midis viteve 1946 dhe 2018 – që përfshinin dhunë seksuale dhe 55% që përfshinin fëmijë nën moshën 14 vjeç. 300 viktima – shumica meshkuj dhe të abuzuar para vitit 1975 – u identifikuan gjithashtu.
Të paktën dy klerikë do të shkarkohen nga pozicionet e tyre pas raportit dhe disa ‘figura të larta të kishës’ akuzohen për shkelje të detyrës së tyre dhe përpjekje për të mbuluar akuzat.
Kryepeshkopata e Këlnit porositi firmën ligjore gjermane ‘Gercke Wollschläger’ për raportin, i cili u përpilua për 5 muaj përmes intervistave me persona e përfshirë, pasi u akuzua për frenimin e raporteve të mëparshme mbi abuzimin historik të fëmijëve.
Kardinali Rainer Woelki tha se incidentet e raportuara e kanë ‘prekur thellësisht’ dhe shtoi: “Klerikët janë fajtorë për shkaktimin e dhunës ndaj njerëzve që u ajnë besuar atyre dhe në shumë raste pa u ndëshkuar për të.”
Ai tha se ishte edhe më i rëndë fakti që shumë nga viktimat e kësaj dhune kishin luftuar për t’u ‘marrë seriozisht dhe mbrojtur’. Rezultatet e para dhe ‘pasojat e raportit’ zyrtar do të paraqiten zyrtarisht në 23 mars.
Në shkurt, murgeshat gjermane që i përkisnin me sa duket të njëjtës Kryepeshkopatë Katolike të Këlnit u akuzuan se kishin ‘marrë me qira’ djem jetimë tek biznesmenë dhe klerikë në vitet ’60 dhe ’70 për ‘festa dhe orgji’, sipas një raporti të parë nga media, por që u mbajt i fshehtë nga publiku.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT