Vendosni fjalën kyçe....

Pas vendimit të EMA-s, Italia rinis nesër vaksinimin me AstraZeneca


Menjëherë pas vendimit të EMA-s që i dha dritën jeshile vaksinës AstraZeneca se nuk shkakton dëme në shëndet, Italia njoftoi se do rinisë procesin e vaksinimit.

Qeveria italiane mirëpret deklaratën e Ema-s për vaksinën AstraZeneca. Prioriteti i qeverisë mbetet ai i kryerjes së numrit më të madh të vaksinave në kohën më të shkurtër të mundshme.” shkruan Kryeministri Mario Draghi, raporton Ansa.it.

Vaksinimet me AstraZeneca do të rinisin nesër nga ora 15.00, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Meqenëse kaq shumë nga ju po më pyesni, unë dua të jem i qartë një herë e përgjithmonë. Kur të jetë radha ime, unë do të jem në vijën e parë për të vaksinuar me AstraZeneca. Unë besoj te shkenca dhe vaksina mbetet arma jonë më e çmuar për luftën me virusin” shkruan Presidenti i Rajonit të Ligurisë Giovanni Toti në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *