Kandidati i pavarur në qarkun e Dibrës Elton Debreshi u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “PolitikON” se partitë e mëdha kanë ndikuar më parë të vota përmes parave, por tanimë minatorët kanë një kandidat të pavarur që i përfaqëson.
Debreshi deklaroi se nuk ka frikë të përmendë Samir Manen ndryshe nga persona të tjerë për shkak se rreziku për jetën përditë në galeri është i madh.
“Partitë e mëdha politike kanë hedhur paratë më parë në zgjedhje dhe kjo ka ndikuar, por sot minatorëve dhe qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës. Ata do të hedhin para, por nuk besoj se do të ndikojë më te vota.
Nuk jam i frikësuar se kur të vjen shpirti në majë të hundësh dhe do të flasësh, kjo është mundësia. Nuk ka pasur një kandidat të pavarur që të përfaqësojë minatorët. Unë kam më shumë se sa 10 vite që punoj në galeri dhe disa vite të tjera si minoren që kam punuar në stogje.
Ne kemi pasur mosmarrëveshje me sindikatat e vjetra dhe kështu vendosëm që të krijojmë sindikatët tonë. Përballjet më të mëdha i kemi pasur me Saimir Manen, emrin e të cilit njerëzve u dridhet trupi kur e përmend. Ne nuk kemi frikë që t’i përmendim këto emra sepse ne rrezikojmë jetën përditë në galeri dhe ne i mbajmë këto emra në këmbë”-deklaroi Debreshi.