Vendosni fjalën kyçe....

U rrëzua nga ballkoni i katit të katërt, humb jetën 54-vjeçari nga Tiranë


Një 54-vjeçar në Tiranë ka rënë nga kati i katërt i pallatit ku jetonte, duke humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në rrugën “Grigor Heba” në kryeqytet.

Sipas policisë, dyshohet se 54-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht për shkak të bordurës.

“Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën ‘Grigor Heba’ ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *