Vendosni fjalën kyçe....

KQZ e përjashtoi nga gara, aleati i PD-së i ankohet OSBE-së: Vendim anti-demokratik, dekurajon pjesëmarrjen e romëve dhe egjiptianëve në zgjedhje



Kryetari i Partisë për Integrim dhe Europianizimin të Shqipërisë Rivelino Çuno i ka ngritur OSBE-së shqetësimin për përjashtimin e romëve nga lista e zgjedhësve.

Në një letër dërguar OSBE-së, Z. Çuno thekson se heqja e e kandidatëve nga KQZ është i dëmshëm, joligjor dhe i orientuar politikisht.

“Vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të refuzuar 69 kandidatët e ‘Aleancës për Ndryshim’ është joligjore sipas kritereve të përcaktuara në nenin 67/4 të Kodit Elektoral.

Ashtu si Kodi e përcakton ekskluzivisht një prag minimal dhe që lista zgjedhore është e hapur për qytetarët për të votuar çdo kandidat nga secila parti në listë, vendimi i KQZ-së duket të jetë i motivuar politikisht, anti-demokratike dhe dëmshme për një proces normal zgjedhor.

Në veçanti ka gjithashtu një ndikim shqetësues në perceptimin se komuniteti Rom dhe Egjiptas janë pjesë integrale e peisazhit politik shqiptar.”- thuhet në letrën dërguar OSBE-së nga Kryetari i Partisë për Integrim dhe Europianizimin të Shqipërisë, Rivelino Çuno.

Po ashtu ai thotë se ky vendim dekurajon qytetarët nga komuniteti rom dhe egjiptian nga votimi më 25 Prill:Ky vendim ka një impakt direkt në Komunitetin Rom dhe Egjiptian pasi dekurajon pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme, për shkak të mungesës së një përfaqësuesi politik në listat elektorale.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *