Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi në një intervistë për emisionin “Radar” në Abc Neës deklaroi se të gjithë kandidatët që ka indicie se janë objekt i ligjit të dekriminalizimit do verifikohen.
Ai tha se si për Doshin edhe për kandidatë të tjerë nëse do ketë nevojë KSHZ-ja do e bëjë me shpejtësi.
Celibashi shtoi se përveç Doshit janë edhe 10-15 raste të tjera kandidatësh.
“Për sa i përket Doshit si kandidat për deputet. E kam thënë se si për këtë dhe për të tjerë nëse do ketë nevojë verifikimi për gjendjen e tyre me ligjin KQZ do ta bëjë këtë gjë dhe do ta bëjë me një shpejtësi të shtuar. KQZ nuk është se po e transferon çështjen, por jemi tek procesi i verifikimit dhe kërkon angazhim të Prokurorisë. KQZ bën administrimin dhe vlerësimin e dokumenteve.”
Pardje kemi regjistruar listat. Dhe kemi kandidatë zyrtarisht për deputet. Ne jemi në të drejtën për të filluar proces verifikim. Nuk është vetëm Doshi, deri më tani kemi 10-15 raste por kjo do të vazhdojë. Po verifikohen dokumentacioni. Dhe do ja dërgojmë Prokurorisë”-tha Celibashi.