Vendosni fjalën kyçe....

Autorët i prenë rrugën dhe zbrazën plumbat në vendin e pasagjerit, si u ekzekutua Edmond Koçi në Durrës


Mëngjesin e sotëm një atentat mafioz ndodhi në Durrës ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Edmond Koçi.

Vrasja ndodhi rreth orës 08:40 të mëngjesit në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar.

Autorët kanë qëlluar vetëm në krahun e djathtë të automjetit, vendin e pasagjerit ku edhe ndodhej viktima.

Edmond Koçi udhëtonte me një tjetër person që drejtonte automjetin.

Makinës me të cilën ata po lëviznin i ka prerë rrugën një tjetër automjet dhe në këtë moment, shoferi në makinën ku ndodhej viktima ka dalë për të pyetur çfarë po ndodh.

Një nga personat në mjetin që preu rrugën ka qëlluar për vdekje viktimën dhe më pas ata janë larguar.

Autorët lëviznin me një mjet tip Benz me targa të vjedhura në Tiranë i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.

I njohur si “Mond Çekiçi” ishte pjesëtar i bandës së Lulzim Berishës në Durrës.

Ende nuk janë skeduar autorët të cilët mund të kenë kryer krimin./Hashtag.al

Makina ku u vra Edmond Koçi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *