Vendosni fjalën kyçe....

8 viktima dhe 771 raste të reja lidhur me Covid-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka publikuar buletinin me të dhënat e pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë vdekje dhe 771 raste të reja me COVID.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 225 raste, Prizren 85 raste, Gjilan 67 raste, Pejë 51 raste, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjakovë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Kamenicë 21 raste, Deçan 19 raste, Vushtrri 18 raste, Viti 16 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe Junik 1 rast. Ndërkohë, rastet e vdekjeve janë regjistruar në Podujevë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Viti dhe Vushtrri.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (93, 79 vjeç), Prizren 2 raste (67, 61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *