Vendosni fjalën kyçe....

“Përmbushni kontratën ose do ju bllokojmë” – Pas ndalimit, Brukseli kërcënon AstraZeneca që të sjellë më shumë vaksina


Ursula von der Leyen

Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompaninë farmaceutike AstraZeneca se Bashkimi Evropian do të konsiderojë një ndalim të plotë të eksportit të vaksinës Covid-19 nëse kompania nuk e furnizon bllokun me vaksina përpara shteteve të tjera.

“Ne kemi mundësinë e ndalimit të një eksporti të planifikuar. Ky është mesazhi për AstraZeneca.” – i tha të shtunën presidentja e Komisionit të BE-së mediave gjermane.

“Përmbushni kontratën tuaj me Evropën para se të filloni të dorëzoni në vende të tjera.” – shtoi ajo.

Von der Leyen fajësoi kompaninë anglo-suedeze për shpërndarjen e vetëm 30% të numrit të premtuar të vaksinave që pres nisjes së vitit 2021. BE-ja ka kërcënuar vazhdimisht të bllokojë eksportin e vaksinave pasi ajo ka mbetur prapa vendeve jo anëtare si Mbretëria e Bashkuar në programin e vaksinimit.

Kërcënimi i Brukselit vjen pak ditë pas pjesa dërrmuese e vendeve të Europës e ndaluan përkohësisht vaksinën AstraZeneca mbi shqetësimet se kishte lidhje me mpiksjet e gjakut në disa pacientë.

Por më pas Agjencia Europiane e Barnave tha se vaksina është e sigurt dhe efikase sado që nuk e përjashtoi problemin e mpiksjes së rrallë të gjakut të disa pacientë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *