Vendosni fjalën kyçe....

Problemet aktuale të trashëgimisë kulturore, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes SHBA, Shqipërisë dhe Egjiptit


Komiteti Këshillimor i Trashëgimisë Kulturore Amerikane me kërkesën e Departamentit të Shtetit u mblodh dje për të diskutuar mbi rëndësinë e nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi midis qeverisë amerikane dhe Republikave të Shqipërisë dhe Egjiptit.

Në këtë panel të rëndësishëm ishte ftuar si vëzhgues edhe Z Auron Tare me cilësinë e anëtarit të Këshillit Shkencor të Unesco-s. Paneli i përbërë nga drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme amerikane në fushën e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore, u fokusua në problemet aktuale që ka trashëgimia kulturore shqiptare.

Grabitjet e qendrave arkeologjike ndër vite, humbja e pa tjetërsueshme e historisë antike në Shqipëri dhe dëmtimet që ka pësuar trashëgimia shqiptare ishin disa nga pikat ku ekspertët e fushës prezantuan përpara panelit të zyrtareve të Departamentit.

Ndërkohë u theksua gjithashtu ekperienca pozitive e bashkëpunimit në disa ekspedita ndër vite si dhe rezultatet e rëndësishme të këtij bashkëpunimi. Kërkimet arkeologjike nën ujore në Shqipëri të ndërmarra nga fondacioni amerikan RPM, u cilësuan si nga më të sukseshmet zbulime që institucionet amerikane të arkeologjisë detare kanë pasur ndër vite.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *