Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk hedh poshtë akuzat: Makinat e “Tesla”-s nuk po përdoren për të spiunuar Kinën


Elon Musk, ka hedhur poshtë raportimet se makinat e tij të kompanisë “Tesla” përdoren për të spiunuar Kinën.

Shefi ekzekutiv i prodhuesit amerikan të makinave elektrike “Tesla”, thotë se firma e tij do të “mbyllej” nëse kjo do të ishte e vërtetë.

Komentet e tij erdhën si përgjigje ndaj raporteve që ushtria kineze kishte ndaluar makinat “Tesla” nga objektet e saj.

Ushtria kishte ngritur shqetësime të sigurisë në lidhje me të dhënat e mbledhura nga kamerat e instaluara në makina.

Kina është tregu më i madh i “Tesla”-s pas SHBA-së, duke llogaritur rreth një të katërtën e shitjeve të firmës në vitin 2020.

Musk tha nëse një biznes merrej me spiunim ndaj një qeverie të huaj, “efektet negative për atë kompani do të ishin jashtëzakonisht të këqija”.

“Ekziston një nxitje shumë e fortë për ne që të jemi shumë konfidencial me çdo informacion.”– i tha Musk një forumi të biznesit kinez përmes një lidhjeje me video. “Nëse Tesla përdor makinat për të spiunuar në Kinë ose kudo, ne do të mbyllemi.”– shtoi ai, citon BBC.

Prej kohësh ka pasur shqetësime për praninë e kompanive të mëdha amerikane që veprojnë në Kinë dhe anasjelltas. Marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-ve, të cilat janë dy ekonomitë më të mëdha në botë, vijojnë të tensionuara për vite me radhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *