Presidenti i vendit Ilir Meta këtë mëngjes, ka kujtuar përmes një videoje Ditën Botërore të Poezisë.
Ai ka publikuar një fragment nga filmi “Lulëkuqet mbi mure”, ku Timo Flloko reciton vargjet e Fan Nolit “Anës Lumenjve”.
Presidenti Meta shprehet se vrulli shpërthyes i vargjeve të Nolit gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin.
“Anës lumenjve’, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke.
Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, ‘që nga Shkodra e gjer në Vlorë’.
Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko.”– shkruan presidenti Meta krahas videos.