Publikohet një video nga incidenti në Fier, ku u sulmuan xhamat e dyerve e dritareve të dy subjekteve politike: PS dhe PDIU.
Në videon e publikuar nga “JOQ” të xhiruar nga vetë autorët, tregohet një i ri që gjuan me gur drejt xhamave me logot e partive sipër.
“Përshëndetje JOQ, këtu jemi në Fier te një dyqan i Rilindjes, kemi për t’i q*** motrën mu në **** Edi Ramës, dhe Rilindjes dhe atyre këlyshave të **** që e shesin votën.
Motrën dhe Edi Ramën. Këtu jemi në Fier te një dyqan i PDIU-së, këta janë klyshat që na vjedhin, ua bëra xhamin vrima vrima, erdhi shteti nuk më kapi kam për t’iua q… ropt.
Këtu kemi një tjetër Rilindje, një tjetër dyqan gjakpirësash, pak metra më tutje është qendra e Fierit, ku është shteti, ku është Edi Rama?! Motrën!
Këtë shembull duhet ta marrin të gjithë shqiotarët, të shkatërrojmë gjithë selitë e PS-së, PD-së, PDIU-së, KÇK-së, pedofilave, ça janë e nga janë. Le t’ja shkatërrojmë pronat, kaq kisha. Mirupafshim!”– shprehet i riu në video.
Në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit sulmuan me gurë zyrat elektorale të PS-së dhe PDIU-së.
Në një prononcim për “Fax News”, bashkëkryetarja e shtabit elektoral të PS-së në lagjen 1 Maji, Aljosha Doko, tha se veprimi i thyerjes së zyrave ishte i turpshëm, dhe drejtoi gishtin nga kundërshtarët politikë. Por mesa duket i riu e paska patur inatin me të gjitha partitë politike.