Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta: Nxis autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, Vjosa të kthehet në Park Kombëtar


Presidenti Ilir Meta ka bërë përsëri thirrje për qytetarët shqiptarë, që të solidarizohen me kauzën për Lumin e Vjosës, për ta kthyer në Park Kombëtar.

Në Ditën Botërore të Ujit, Meta shprehet se është përgjegjësi e jona për ta mbrojtur këtë trashegimi natyrore.

Ai thotë se Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane dhe për këtë arsye i nxit të gjitha autoritetet e larta të BE-së të përkrahin fuqimisht kauzën.

“Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, i inkurajoj të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, në të gjithë gjatësinë e lumit.

Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe europiane nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues.
Thellësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të aktivistëve mjedisorë, shkencëtarëve dhe akademikëve vendas e të huaj, që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit duke shfaqur në Tiranë 🇦🇱, por edhe në kryeqytetet më të rëndësishme të Europës 🇪🇺, në Bruksel 🇧🇪, Berlin 🇩🇪 dhe Paris 🇫🇷 thirrjen që buçet nga lumi: VJOSA PARK KOMBËTAR TANI!
Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane. Ndaj duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për shpalljen e saj Park Kombëtar, i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve.
E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË!”- shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *