Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj: Takimet derë më derë strategji e fushatës së Bashës, për Ramën për çdo gjë të keqe fajin e ka opozita


Drejtues i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka komentuar paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama mbi takimet elektorale të Bashës, ku shfaqet mes turmës, duke shkelur masat antiCovid.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Rushaj u shpreh se Rama fajëson opozitën për çdo gjë negative që ndodh në vend, e për këtë arsye, deklaratat e tij nuk merren seriozisht.

Për kryeministrin çdo gjë të keqe në këtë vend e bënë opozita. Për kryeministrin, fajin e ka opozita për çdo gjë. Nuk është diçka që e marrim seriozisht. Mundohemi që të tregohemi të kujdesshëm.”-deklaroi drejtuesi i fushatës së PD

Rushaj ka zbuluar edhe detaje nga strategjia e Bashës.

Takimet derë më derë janë bazë e strategjisë së fushatës sonë. Nuk ka asgjë që mund ta zëvendësojë shtrëngimin e duarve. Kjo fushatë kërkon burime njerëzore të mëdha. Basha do të shkojë në çdo qytet e fshat. Mesazhi që përcjellim te qytetarët është i njëjtë”-deklaroi Rushaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *