Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti është zyrtarisht kryeministër, Avdullah Hoti i dorëzon detyrën


Albin Kurti ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës. Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës u bë mëngjesin e sotëm në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri aktual Avdullah Hoti ia dorëzoi detyrën, dhe Kurti pas një ore e gjysmë pritet të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë.

Më pas, siç bën me dije zyra e shtypit e Kryeministrisë, ai do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndërsa nesër do të takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Qeveria e re e Kosovës u votua ditën e djeshme me 67 vota pro dhe 30 kundër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *