Vendosni fjalën kyçe....

Hidrocentrali i Skavicës, Balluku: Rritet kapaciteti prodhues e sistemohet përfundimisht kaskada e Drinit


Rregullator të rëndësishëm të kaskadës së lumit Drin e ka quajtur ministrja e Energjisë, Balluku, projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Gjatë fjalës në seancën e sotme në Kuvend, ajo theksoi se për projektin në fjalë do bëhet një studim i mirëfilltë mjedisor dhe se më në fund po realizohej një ëndërr e madhe.

Sipas ministres përveç rritjes së kapaciteteve prodhuesve të vendit, do shmanget më në fund edhe përmbytja e zonës së nën Shkodrës.

“Një ëndërr e madhe e cila nuk ka gjetur mundësi që të realizohet deri më sot ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës. Është një instrumet rregullatori i kaskadës së Drinit. Duhet thënë që qeveritë e mëparshme nuk arritën që ta plotësonin këtë vepër. Kontratat e parë do të jetë midis KESH dhe Bechtel. Do të bëhet në studim i mirëfilltë mjedisor. Kontrata e parë do të fokusohet në përgatitjet e projektit teknik. Përveç prodhimit të energjisë do të rriten kapacitete prodhuese për tre hidrocentralet ekzistuese dhe do të japë një zgjidhje për përmbytjet në zonën e nën Shkodrës.” – tha Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *