Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka thënë sot se KE-ja po rekomandin modelin shqiptar të reformës në drejtësi Serbisë e Maqedonisë së Veriut.
Në fjalën e tij në Kuvend, numri dy i PS-së tha se zgjedhjet e 25 prillit do jenë referendum mes atyre që duan të zhbëjnë reformën në drejtësi e atyrë që e shohin atë si reformë kyçe.
“Zgjedhjet e 25 prillit, po kthehen në një referendum mes ata që duan ta zhbëjnë reformën në drejtësi dhe mes nesh që e konsiderojnë si reformë kyçe të ndarjes së Shqipërisë mes tranzicionit të tejzgjatur dhe rrugës europiane. Sot KE ua rekomandon si ilaçe për drejtësinë tyre, edhe Serbisë, Maqedonisë së Veriut, i rekomandohet reforma në Drejtësi që ka Shqipëri, prandaj ndryshimet ligjore vijnë si rezultat i një sërë problematikash të evidentuara.” – tha Balla.