Presidenti Ilir Meta feston sot 52-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë mjaft të veçantë, bashkëshortja e tij, e cila është njëkohësisht kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, i ka bërë atij një urim të veçantë.
Ajo ka publikuar një foto të veçantë, që s’e kemi parë më parë nga ata të dy, ku zonja Kryemadhi shihet duke e puthur Metën në ballë.
Krahas fotos, ajo i dedikon po ashtu disa rreshta dashurie partnerit të saj prej 27-vitesh, të cilin thotë se e dashuron ende “si adoleshente”.
“Për vitet që kemi një urim facebook është shumë adoleshent. Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur. Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora,Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë.Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir.
Të dua Ilir Meta si një adoleshente e dashuruar përjetësisht.”– shkruan zonja Kryemadhi.