Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar përsëri në spital. Reuters shkruan se ai ka qenë në spital që nga e hëna dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndonjë event publik në të ardhmen e afërt.
Është ende e paqartë se pse Berlusconi i cili është 84-vjeç ndodhet në spital, por sipas burimeve të gazetës nuk ka “asgjë serioze”.
Berlusconi nuk ishte në gjendje të marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Milano këtë mëngjes, për një çështje gjyqësore në të cilën ai është i përfshirë.
Kujtojmë se në shtator Berlusconi kaloi 10 ditë i shtruar në spital në gjendje të rënduar pasi ishte i inferkuar nga koronavirusi, e më pas e vijoi kurimin në shtëpi.