Partia Socialiste do e çelë nesër fushatën me një tubim në sheshin ‘Skënderbej’.
Ndërsa rivalët e PD-së kanë zgjedhur sheshin ‘Nënë Tereza’ dhe orën 17:00, socialistët e kryeministrit Rama do e nisin takimin një orë më vonë.
Në të dyja tubimet e partive kryesore në vend pritet të respektohen masat anti-Covid të vendosura nga qeveria.