Vendosni fjalën kyçe....

Rusia do trefishojë prodhimin e gazit të lëngshëm deri në vitin 2035


Qeveria e Rusisë miratoi të hënën programin afatgjatë të zhvillimit të vendit për gazin e lëngshëm natyror (LNG), duke pritur që kapaciteti i prodhimit të rritet trefish nga nivelet aktuale në 140 milionë ton në vit deri në 2035.

“Programi bazohet në një qasje gjithëpërfshirëse, që synon diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz dhe para së gjithash në një përdorim aktiv të burimeve të shelfit Arktik dhe Lindjes së Largët.” – tha kryeministri rus Mikhail Mishustin, raporton agjencia e lajmeve TASS.

Rusia po synon gjithashtu të rrisë eksportet e LNG-së, duke marrë parasysh pritjet e rritjes së qëndrueshme të kërkesës dhe tregtisë së LNG-së në mbarë botën, tha Mishustin.

Kërkesa globale për LNG pritet të dyfishohet nga 360 milionë ton vitin e kaluar në 700 milionë ton deri në vitin 2040, falë kërkesës së vazhdueshme nga Azia dhe një rritje të përdorimit të gazit për furnizimin me energji të sektorëve të vështirë për t’u elektrizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *