Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatori i Utah firmos ligjin që bllokon pornot në çdo celular e tablet


Shteti i Utah në SHBA është një hap më afër bllokimit të pornografisë në celular.

Siç shkruan Associated Press, guvernatori republikan Spencer Cox nënshkroi legjislacionin të martën, duke revoltuar kritikët e tij që e konsiderojnë një ndërhyrje në fjalën e lirë.

Të gjithë celularët dhe tabletët e shitura në shtetin konservator do të kërkohet që të bllokojnë automatikisht materialet pornografike.

Guvernatori Cox ka thënë se ky vendim do të dërgojë një “mesazh të rëndësishëm” në lidhje me parandalimin e fëmijëve për të kërkuar përmbajtje të tilla në rrjet.

Ky propozim është lëvizja e fundit në Utah për të frenuar disponueshmërinë e pornografisë.

Megjithatë kjo masë nuk do të hyjë në fuqi nëse pesë shtete të tjera nuk miratojnë ligje të ngjashme, një dispozitë që u shtua për të adresuar shqetësimet që do të ishte e vështirë të zbatohej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *