Vendosni fjalën kyçe....

Festuan ditëlindjen e shefes me krisma armësh, pezullohen nga detyra katër punonjësit e ‘Forcave Shqiponja’ në Lezhë


Pezullohen nga detyra 4 punonjës të forcave “Shqiponja” në Lezhë, pas një videoje që ka qarkulluar në rrjet ku ata u shfaqën duke festuar me krisma armësh ditëlindjen e shefes së tyre.

Të pezulluar nga detyra janë inspektorët me inicialet: R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M. 

Nga strukturat e SHÇBA-së ka filluar procedimi penal për këta punonjes. Po ashtu ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.

Videoja e katër efektivëve qarkulloi ditën e djeshme, ku shihej se si vetë forcat e ligjit nuk po pyesnin për ligjin që ua ndalon këtë.

“Përshëndetje JOQ! Shikojini policët e Ramës, mbrëmë duke festuar ditëlindjen e shefes në Lezhë zbraznin armët e shërbimit në ajër.

Faleminderit!”– shkruante qytetari që i dërgoi videon JOQ-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *