Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria kërkon fitoren në hapësen e kualifikuese të botërorit, ndaj Andorrës luajnë më të mirët


Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Reja, pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë në sfidën e parë për kualifikueset e botërorit ndaj Andorrës ë transfertë.

Në portë do jetë Berisha, ndërsa në mbrojtje do jetë treshja Kumbulla-Gjimshiti-Ismajli. Në mesfushë, që do rreshtohet me pesë lojtarë do jenë Lenjani, Hysaj, Gjasula, Bare e Memushaj.

Sulmi do i besohet dyshes Cikalleshi-Manaj. Ndeshja do fillojë në orën 20:45. Shqipëria bën pjesë në grupin I kualifikues bashkë me Andorrën, Anglinë, San Marinon, Hungarinë e Poloninë.

Ndeshjet e dyta luhen më 2 mars ku Shqipëria do presë favoriten kryesore të grupit, Anglinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *