Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Shqyrtoni më shpejt ankimimin e PS-së për listat e PD-së


Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një letër sot Kolegjit Zgjedhor, ku i kërkon përshpejtimin e shqyrtimit të ankesës së Partisë Socialiste për vendimin e KAS në lidhje me listat e Partisë Demokratike.

Në këtë letër, Celibashi shkruan se çdo vonesë në shqyrtim pengon në miratimin e fletës së votimit.

Sjellim ndërmend se në datën 31 mars Kolegji Zgjedhor do të zhvillojë seancën për të shqyrtuar dhe më pas marrë vendimin për ankimimin e bërë nga Partia Socialiste.

PS kërkon që koalicionit PD-AN t’i hiqen 78 kandidatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *