Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet deri në datën 30 prill vlefshmëria e kartave të identitetit që skadojnë para 25 prillit


Qeveria ka vendosur shtyrjen e afatit të kartave të identitetit që skadojnë para datës 25 prill.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare duke hyrë në fuqi. Zgjatja e dokumenteve të identifikimit bëhet për efekt votimi, për t’u mundësuar atyre që skadon karta e që nuk kanë aplikuar për një të re, të marrin pjesë në votime.

Kartat që skadojnë do kenë vlefshmëri deri në datën 30 prill 2021, pesë ditë pas zgjedhjeve.

Kërkesa në fjalë është bërë më herët nga PD-ja si dhe presidenti Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *