Vendosni fjalën kyçe....

Greqia bën të detyrueshëm tamponin për mësuesit e studentët


Qeveria greke ka vendosur ta bëjë tamponin për Covid-19 të detyrueshëm për mësuesit dhe nxënësit në mënyrë që të mundësohet hapja e shkollave.

Ndërkohë autoritetet thonë se për qytetarët e tjerë do të jetë me dëshirë për të bërë testin, i cili mund të gjendet lehtësisht në çdo farmaci duke filluar nga muaji prill, duke vendosur si prioritet personat deri në moshën 65-vjeç.

Në një konferencë për mediat zv. ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kontozamanis, theksoi se tamponi do të jetë i detyrueshëm për mësuesit dhe studentët një herë në javë.

“Për të siguruar që shkollat të hapen përsëri në mënyrë të sigurt, qeveria do të rregullojë përdorimin e detyrueshëm të testimit një herë në javë për mësuesit dhe studentët. Për aktivitete të tjera nuk do të jetë e detyrueshme” – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *