Forca të shumta policie po ushtrojnë kontrolle në qytetet e Fierit e Lushnjës.
Aksionet janë përqendruar më së shumti në kapjen e personave të shpallur në kërkim, në trafikun e drogës si dhe armëmbajtjen pa leje.
Ditët e fundit aksione të ngjashmë janë zhvilluar në Elbasan, Durrës e Vlorë. Vendi është goditur nga një seri ngjarjesh të rënda kriminale javët e fundit ndërsa po i drejtohet zgjedhjeve të 25 prillit.