Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon sot një takim me të rinjtë në Elbasan, të cilët e kanë pritur me brohoritje ndërsa e kanë ftuar edhe për piknik.
Me shaka, Basha është shprehur se ndihet xheloz për Gazment Bardhin që po kandidon në Elbasan.
“Po bëhem xheloz për këtë Gaz Bardhin. Po e nis për Tiranë, dhe po rri vetë këtu. Kujt i shkoi mendja për këtë vend këtu?
Është bërë më elbasanllinj se sa ju këtu (qesh) Në 25 do të fitojë rinia, do të fitojë gjithë Shqipëria. Na presim shumë punë të mëdha. Para shumë vitesh keni qenë të vegjël. 25-sa është dita e fitores, për gjithë rininë dhe Shqipërisë. Shumica prej jush keni qenë gjimnazist, siç ishte transformimi i Elbasanit, siç ishte tuneli i Elbasanit.”– është shprehur Basha.
Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, lideri demokrat bëri një tjetër batutë me të rinjtë, duke u thënë se detyra që ka për sot është të skuqë salçiçet në zgarë. Një nga të rinjtë brohoriti se ai ia kishte “marrë dorën”, duke iu referuar videos së famshme që gruaja i publikoi në Instagram ku ai shihej duke gatuar.
E këtu Basha zbuloi se po gatuante mëlçi pule.
“Pa e zgjatur shumë se kemi ardhur për piknik, jo për miting. Më presim detyra të veçanta sot, siç është skuqja e salsiçeve në zagar. S’ja kam marrë dorën se s’kam qenë duke skuqur salsiçe natën. Por meqë do ta dish, kam qenë duke skuqur mëlçi pule.
Gjërat mund të ndryshojnë dhe me votën tuaj, me energjinë tuaj, ju jap garancinë time personale se do të ndryshojë. Ju do të keni mundësitë që të trajnoheni, por dhe të punësoheni me një ekonomi që do të zgjidhet. Ndryshimi po vjen. Askush nuk do ta meritojë më shumë se rinia shqiptare, këtë ndryshim që po vjen.”- tha Basha.
View this post on Instagram
Sakaq, Basha përmendi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për Komisioneren Europiane për Dixhitalizimin pas një bashkëbisedimi që kishin patur bashkë me kryedemokratin për Arsimin, duke e akuzuar këtë të fundit se po ndërhynte në fushatën elektorale.
Kryedemokrati u shpreh se kjo nuk ishte ndërhyrje në fushatë, por shprehje të bindjes dhe besimit që komisionerja ka te PD-ja.
“E mbani mend takimin që pata para disa ditësh pata një konferencë me Aleancën e Universiteteve Europiane de komisioneren Europiane për dixhitalizimin. Ajo që bëri që të paharrueshme ishte dhe reagimi i kryeministrit, që tha; është ndërhyrje në fushatë. Nuk është ndërhyrje në fushatë, por shprehje të bindjes dhe besimit që ka të PD-ja. Së bashku t’i japim mundësi rinisë shqiptare. Europa ka ndarë shuma të mëdha parash për universitetet e Ballkanit.
Është mëkat që Shqipëria nuk ka marrë asnjë fond. Unë kam studiuar jashtë. Sot me teknologjinë që ka avancuar, me mënyrën se si i njih mekanizmat, për të sjellë trajnime, trajnuesit, apo për t’u çuar juve në programe exange, ju siguroj se ju do të jeni të gatshëm për tregun europian të punës.”