Vendosni fjalën kyçe....

Numër rekord infektimesh në 24 orët e fundit në Kosovë, humbin jetën dhe 10 qytetarë


Në 24 orët e fundit, janë shënuar 914 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Brenda kësaj kohe janë shënuar edhe 10 raste të vdekjes nga virusi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 914 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç).”– bëhet me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

Sëbashku me këto të dhëna, numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 87.981 raste që nga fillimi i pandemisë. Po ashtu janë shënuar dhe 1.840 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 602 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 72.415 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.726.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *