Vendosni fjalën kyçe....

Kozmonauti rus tregon se si duket Kanali i Suezit nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (Foto)


Kozmonauti rus Sergey Kud-Sverchkov ka postuar foto që tregojnë se si duket nga hapësira anija gjigante e transportit të kontejnerëve Ever Given, që bllokon Kanalin e Suezit. Trafiku në kanal ka qenë i mbyllur për më shumë se pesë ditë.

“Ju mund ta shihni tani nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.” – shkroi kozmonaut në Instagram, duke shtuar se pamjet tregojnë se sa rimorkiatorë po përpiqeshin të lëviznin anijen gjigante.

Fotografitë nga ajri japin një vështrim të mirë se si anija me gjatësi 400 metra bllokon plotësisht trafikun në një nga rrugët më të rëndësishme tregtare të botës, e cila lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq.

Anija, e operuar nga një kompani tajvaneze, u përplas të martën e shkuar duke detyruar më shumë se 300 anije të prisnin në radhë për të kaluar. Anija është rikthyer sërish në ujë para pak orësh dhe lëvizja në Kanalin e Suezit ka rinisur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *