Ka vijuar më tej lufta e fjalëve mes kryeministrit Rama e kryedemokratit Basha. Pas takimit të Bashës në Fier, kreu i qeverisë e thumboi duke thënë se ndërsa ai përpiqej të shpëtonte jetë, Basha bënte përshesh me virusin Covid-19.
I atypëratyshëm ishte reagimi i selisë blu, që shkruante në Facebook se reagimi i Ramës tregonte frikën e tij nga qytetarët e Shqipërisë dhe se në zgjedhjet e 25 prillit ai do humbiste.
Para pak çastësh ka ardhur një tjetër ironi e kreut të qeverisë. Ai tha se është i frikësuar për militantët e PD-së që Basha po i bën mish për top me grumbullimet e turpshme e të papërgjegjshme.
“O lul unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht.“ – shkruan Rama.