Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Qeveria vendosi 8 vjet në moratorium gjuetinë për të fshehur parcelat e kanabisit


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka organizuar një takim elektoral me shoqatën e gjuetarëve në Elbasan ku kanë folur edhe për moratoriumin e vendosur nga qeveria për 8 vite.

Bardhi thotë se qëllimi i vendosjes për 8 vite moratorium për gjuetinë është bërë për të fshehur mbjelljen e parcelave të kanabisit.

“Arsyeja e vërtetë e ndalimit të gjuetisë, dhe që nuk hapet edhe sot që flasim, është pikërisht fakti që ajo pjesë e territorit, që shpesh shërben edhe si hapësirë ku ju ushtroni veprimtarinë tuaj, u mboll me kanabis, dhe veprimtaria juaj vinte në rrezik zbulimin e parcelave të drogës. Kjo ishte arsyeja kryesore, motivi politik, që çoi në ndalesë 8 vjeçare të gjuetisë. Mund të ketë territore të caktuara ku lejohet dhe territore të caktuara ku nuk lejohet por nuk mund të ndodhë kurrë që në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si në asnjë vend tjetër të botës, të mos ketë asnjë zonë ku të lejohet ushtrimi i veprimtarisë tuaj. Kjo është jo vetëm shkelje e një të drejte kushtetuese dhe ligjore, por nga ana tjetër është një padrejtësi e madhe që i bëhet njëzetë mijë anëtarëve të shoqatës tuaj”-u shpreh Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *