Një sherr ka ndodhur mes disa të rinjve sot në Elbasan, me pasojë plagosjen e një personi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”, ku të rinjtë kanë përdorur sende të forta gjatë sherrit mes tyre.
I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.