Përfaqësuesja e Maqedonisë dha surprizën më të madhe në raundin e tretë të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022” , duke mundur Gjermaninë në Duisburg me 2-1.
Në kohën shtesë të pjesës së parë Pnadev shënoi gol, pas një asisti perfekt të Enis Bradhit, që solli sulmuesin veteran vet para portës së Ter Stegenit. Gundogan barazoi shifrat në 1-1.
Pas barazimit Gjermania solli presion, ndërsa Maqedoni u përgjigj me kundërsulme të shpejta. Në njërën prej tyre morri rivënie nga këndi, pas së cilës Gundogan luajti me dorë në zonë dhe të gjithë futbollistët e Maqedonisë reaguan drejt arbitrit kryesor që të akordojë penalty, mirëpo ky i fundit nuk reagoi në atë drejtim.
Në krahun tjetër, Timo Verner humbi rastin e ndeshjes, kur nuk kontroll topin në 5 metra para portës së Maqedonisë edhe pse para tij qëndronte vetëm portieri Dimitrievski. Dhe shpërblimi për lojën e mirë erdhi në minutën e 85-të, kur Arian Ademi u fut në zonë dhe asiston në 5 metra , ndërsa aty u gjend fluturimthi Elif Elmas për të tundur për herë të dytë rrjetën e Ter Stegenit. Deri në fund të takimit, GJermania kaloi me të gjithë forcat në sulm për të barazuar shifrat në 2-2, por pa sukses. Maqedonia grumbullon 6 pikë dhe renditet në vendin e dytë në Grupin “J”.