Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë intervistës së tij në emisionin Log ka akuzuar se njëri prej kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste është në listën e Tiranës për të blerë vota.
Sipas Metës, numri 17 në listën e PS-së për kryeqytetin (Alqi Bllako), duhet të ishte në burg.
“Kandidati i 17-të i Partisë Socialiste në listën e Qarkut të Tiranës duhet të ishte sot në burg, i përfshirë në aferën skandaloze të inceneratorëve. E kanë vendosur para edhe Pandeli Majkos, sepse ai person është vendosur aty (17) për të blerë zgjedhjet.
Ata mund të censurojnë nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasilin, por jo Ilir Metën. Dhe Reformë në Drejtësi do të thotë se i 17-ti në listën e PS-së në Qarkun e Tiranës duhet të ishte në burg dhe jo të blinte vota sot rrugëve. Por drejtësia do të bëhet për gjithçka shumë shpejt”- deklaroi Presidenti Meta.