Arbër Çekaj ka reaguar në seancën gjyqësore kundër tij, lidhur me arrestimin e të atit, Selim Çekaj. Ai thotë se po i masakrohet e gjithë familja, ndërsa e konsideron babanë e tij 72-vjeçar një profesor të nderuar.
“Po masakrohet gjithe familja ime. Babai im eshte 72 vjec, profesor i nderuar. Arrestuat babain e kulakut! Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontenierin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkon të përfshijë familjen tonë në trafik.”– ka thënë Çekaj në seancë.
Selim Çekaj u arrestua një ditë më parë, si pronar i një kompanie të re që kryente trafikun e kokainës nga Ekuadori.
Djali i tij Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj të 2018-ës, pasi ishte shpallur në kërkim pas zbulimit të një sasie të madhe droge në Portin e Durrësit. Asokohe u sekuestruan 613 kokainë që vinte nga Ekuadori, brenda një kontejneri me banane.
72-vjeçari Selim Çekaj kishte hapur sërish një kompani të re pas arrestimit të të birit dhe mbylljes së kompanisë së tij, dhe porosiste banana nga Ekuadori, por pas zbilimit të djeshëm dukej se mes bananeve kishte edhe lëndë narkotike, duke përsëritur historinë që ndodhi me të birin.