Sherri mes dy vëllezërve të mitur në Tiranë, ka degjeneruar sot në përdorimin e mjeteve të mprehta, ku si pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në spital.
Sipas njoftimit të policisë, ka qenë vëllai më i vogël (12-vjeç), që ka goditur vëllanë më të madh me inicialet S.O (17-vjeç).
“Rreth orës 13:30, në rrugën “Hysen Xhura”, janë konfliktuar për motive të dobëta 2 vellëzër me njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit një shtetas i mitur 12 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij me iniciale S. O., 17 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.