Sot ka nisur vaksinimi i gazetarëve, siç ka lajmëruar më herët Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
E gazetarja e “Top Channel” Genta Popa e mori vaksinën në një transmetim të drejtpërdrejtë nga studioja, ku të ftuar kishte ishte shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.
Pasi zonja Popa mori vaksinën, gazetari tjetër i “Topit” Muhamed Veliu i cili raportonte nga terreni, gjithashtu mori vaksinën live.
Në fakt, më herët gjatë ditës së sotme, ministrja Manastirliu, dha lajmin se do të niste vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe i operatorëve.
“Nga sot në drekë nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorët, nesër do të nisë vaksinimi i punonjësve të policisë, fillojmë me Tiranën dhe pastaj do të shtrihemi në të gjithë Shqipërinë.”– janë fjalët e ministres.