Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet ndërtesa e Kongresit në Uashington, një person përplas dy policë në pikën e kontrollit (Video)


Ambulancat dhe një helikopter u dërguan menjëherë në Kapitolin e SHBA pas një incidenti të ndodhur para pak çastesh. Policia e Kapitolit tha se dy oficerë të saj u plagosën kur një i dyshuar përplasi një automjet në pikën e tyre të kontrollit.

“Dikush përplasi një automjet ndaj dy oficerëve në pikën e kontrollit, pak pas orës 13 të premten.” – tha Policia e Kapitolit.

“Një i dyshuar është arrestuar ndërsa dy oficerët janë plagosur.” – vijon deklarata.

Video nga vendi i ngjarjes tregonte se një makinë e zezë u përplas kundër njërës prej pengesave të sigurisë.

Gazetarët brenda Kapitolit filmuan një helikopter policie dukeu ulur në pjesën lindore të kompleksit. Të shtënat që u raportuan më herët duket se kanë qenë të oficerëve që hapën zjarr dhe plagosën të dyshuarin.

Kongresi aktualisht është në pushim për shkak të festës së Pashkëve dhe ligjvënësit nuk priten të kthehen në Uashington deri në 12 prill.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *