Vendosni fjalën kyçe....

Rama për gjobën 110 milionë euro: Gëzimi i presidentit mendjehumbur e Lulepartisë i neveritshëm, do e fitojmë gjyqin ndaj Marifetçiut


Kryeministri Rama e ka quajtur të padrejtë vendimin e gjykatës së arbitrazhit lidhur me gjyqin ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti, të cilin e quan Martifetçi i paskrupullt.

Ai shkruan se personi në fjalë është në kërkim nga drejtësia shqiptare ndërsa gëzimi i Metës dhe Bashës është i neveritshëm dhe parakohshëm.

Në dy postime në Twitter, kreu i qeverisë ironizon Bashën duke e quajtur ‘Luleparti’ ndërsa për Metën thotë se është president mendjehumbur i partisë që po infekton përditë shqiptarët.

Reagimi i kryeministrit Rama vjen pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare ditën e sotme që përcaktoi se Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit Francesco Becchetti një dëmshpërblim prej 110 milionë eurosh në çështjen e hapur ndaj Shqipërisë.

“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon! Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!” – shkruan Rama në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *