Këtë mëngjes kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar një video nga takimet që ka zhvilluar ditën e djeshme me gra dhe vajza në qytetin e Fierit.
Për zonjën Kryemadhi, partia e saj LSI do të jetë forcë e parë në Fier nga forca e guximit të vajzave dhe grave.
“LSI është forcë e parë në FIER prej forcës së guximit të vajzave dhe grave që i janë bashkuar misionit Shqipëria, shtëpia juaj.”- shkruan Kryemadhi krahas videos.
Gjatë takimit të djeshëm në këtë qytet, kryetarja e LSI-së tha se do t’i kthejë identitetin industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës dhe u bëri thirrje banorëve që të votojnë numrin 6.