Vendosni fjalën kyçe....

Rasti i parë në botë, foshnja në Irak lind me tre penisë


Një rast i pazakontë është regjistruar në Irak, ku një fëmijë ka lindur me tre penisë. Sipas RT-së djali irakian ka lindur vitin e kaluar dhe besohet se mund të jetë fëmija i parë me tre penisë.

Të dy peniset shtesë, të cilët nuk ishin funksionalë iu hoqën së fundmi përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Megjithëse ka afërsisht 100 raste të foshnjave në të gjithë botën që lindin me dy penise, mjekët në Irak, thanë se rastet e foshnjave të lindura me tre penisë janë kaq jashtëzakonisht të rralla, saqë në fakt ky mund të jetë rasti i parë i regjistruar i këtij lloji.

Edhe pse foshnja lindi vitin e kaluar, historia e çuditshme u bë së pari publike nga tabloidi britanik Daily Mail të premten. Defekti tek foshnja u zbulua vetëm pasi prindërit e djalit e dërguan të mjekohej pasi mendonin se ai ishte ënjtur në skrotumin e tij.

Sidoqoftë, mjekët së shpejti gjetën dy penise shtesë pa uretër të bashkangjitura me fëmijën: Njëri i gjatë 2 cm, me funksionim të plotë dhe një tjetër, i gjatë 1 cm, në skrotumin e tij.

 Ata ia hoqën në mënyrë kirurgjikale.

“Triphallia (tre penise) është një gjendje e pa raportuar te njerëzit deri më tani.”- thuhet në Revistën Ndërkombëtare të Raporteve të Rasteve të Kirurgjisë, duke shtuar se “pacientët me penise supermumare kanë paraqitje unike dhe asnjë rast nuk është identik”. Po ashtu thuhet se trajtimi është i vështirë “sepse paraqet aspekte mjekësore, etike dhe kozmetike”.

Mjekët ekzaminuan nëse fëmija kishte qenë i ekspozuar ndaj ilaçeve gjatë shtatëzënësisë, apo nëse kishte një histori të anomalive gjenetike në familjen e tij, por mesa duket nuk ishte kështu.

Në vitin 2015, u raportua se një djalë dy-vjeçar indian kishte bërë ndërhyrje kirurgjikale pasi kishte lindur me tre penisë, por Daily Mail raporton se ekspertët nuk mundën ta konfirmonin rastin dhe se ky rast nuk ishte përfshirë në asnjë revistë mjekësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *