Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon pamjet nga spitali i ri i Fierit: Hyrja e “stallës” që u verboi sytë e shthuri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas


Kryeministri Edi Rama i cili sot ndodhet në Fier, ka publikuar disa pamje nga hyrja e spitalit të ri të Fierit të ndërtuar nga Turqia.

Duke ironizuar kritikët e tij, Rama shprehet se hyrja e këtij spitali që e quan ‘stallë’, u verboi sytë dhe shthuri gojën komentatorëve të zjarrtë të PD-së.

 “Ja edhe hyrja e “stallës” që u verboi sytë e shthurri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu… Mos u mërzisni miq, Shqipëria nuk ndalet dhe kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikasit, për familjet tuaja, për vendbanimin tuaj🙏 Dhe do ta bëjmë ne, me punë e me durim, jo me gjumë e me llafe nëpër gjumë💪

*Spitali Rajonal Memorial, Fier.”– shkruan Rama krahas videos.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka deklaruar se ky spital do të hapet brenda 7 prillit dhe pritet që kjo datë të respektohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *