Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se partia e tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do marrë pjesë në seancën për votimin e Presidentit të Republikës.
Haradinaj shkruan se forca që drejton është kundër përqendrimit të pushteti te një person apo parti politike.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit.
Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.
Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe.
Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit”-shkruan Haradinaj.