Vendosni fjalën kyçe....

Debreshi fushatë në fshatrat e Klosit: Statusi i minatorit një e drejtë e mohuar, fshatrat pa rrugë dhe ujë


Kandidati i Pavarur në qarkun e Dibrës Elton Debreshi po zhvillon fushatën në këtë zonë në të gjithë fshatrat ku kryefjala e aktivitetit të tij politik lidhet me minatorët dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Debreshi u ndal dje në fshatrat Fullqet dhe Cerruje në një disktuam me minatorë dhe ish-minatorë ku foli për pensionet qesharake, insfrastrukturën rrugore, mungesën e e ujit dhe papunësinë.

Sot ishim për takime në fshatrat Fullqet dhe Cerruje të Klosit ku diskutuam me minatorë dhe ish-minatorë rreth kauzës tonë, pensioneve qesharake dhe fshatrave pa rrugë, ujë, punë e rini të Dibrës.

Të gjithë ramë dakord se statusi i minatorit është një e drejtë e mohuar që i ka ardhur koha, ashtu siç i ka ardhur koha edhe një përfaqësuesi të vërtetë e të pavarur të popullit.

Shumë faleminderit për mikpritjen!”-shkruan Debreshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *