Vendosni fjalën kyçe....

Mark Zuckerberg mes atyre që iu publikua numri i telefonit dhe të dhënat e tjera personale


Ditën e djeshme u dha lajmi se janë publikuar në rrjet një mori e të dhënave personale e 533 milionë përdoruesve të Facebook-ut, e duket se mes tyre paska qenë edhe CEO-ja i këtij rrjeti cosial, Mark Zuckerberg.

Siç shkruan RT, Zuckerberg thuhet se ishte mes atyre që u prekën nga rrjedhja masive e të dhënave që kishin qarkulluar më parë në tregjet kriminale.

Këto të dhëna përfshijnë emrat, numrat e telefonit, datat e lindjes, adresat e postës elektronike dhe statuset martesore.

Studiuesi i sigurisë kibernetike Dave Walker theksoi të shtunën në mbrëmje se numri personal i telefonit të Zuckerberg-ut ishte tani publik për shkak të kësaj dhe shtoi me shaka: “Nëse gazetarët po përpiqen të marrin një deklaratë nga @facebook, mbase thjesht i telefononi nga numri i publikuar?”


Edhe bashkëthemeluesve të tjerë të Zuckerberg-ut në Facebook, si Chris Hughes dhe Dustin Moskovitz iu ishin zbuluar informacionet e tyre personale.

Facebook thotë se të dhënat erdhën nga një shkelje e vjetër e sigurisë – megjithëse është hera e parë që informacioni është bërë falas për publikun, pasi u postua në një forum piratet këtë javë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *