Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr kurbën e vaksinimit kundër Covidit: Ne do ta fitojmë këtë luftë, do kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm


Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot kurbën e vaksinimit të COVID-19, ku pasqyrohen të dhënat e 7 ditëve të fundit në rajon dhe Europë, sipas të cilave Shqipëria ka bërë një progres të madh në procesin e vaksinimit.

Rama thotë se Shqipëria do e fitojë luftën me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm.

*të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit”- shkruan Rama.

Në fakt kryeministri Rama vetëm dy ditë më parë, kishte paralajmëruar se shumë shpejt Shqipëria do të vendosej në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve të Europës.

“…me organizimin që kemi bërë dhe me ritmin që po ecim shumë shpejt do ngjitemi në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve të Europës për nivelin e vaksinimit dhe shumë shpejt do dalim përfundimisht nga ky tunel sfilitës i kësaj pandemie.”– shprehej ai nga Bylisi të shtunën.

 “Our World in Data” ka publikuar një grafik me ecurinë e vaksinimit së fundmi të katër vendeve, njëri prej të cilëve Shqipëria, ndërsa tre vendet e tjera jaë anëtare të BE-së, përkatësisht Gjermania, Italia e Greqia. Bëhet fjalë për mesataren e vaksinimit shtatëditore për 100 në popullatën e përgjithshme.

Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria ka bërë një progres të madh në procesin e vaksinimit.

Prej disa ditësh, vija e Shqipërisë ka një rritje vertikale të fortë, teksa Gjermania, Italia e Greqia këmbejnë vendet me njëra-tjetrën në grafik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *